Garë e fortë për Elseid Hysajn, menaxheri i mbrojtësit takohet me drejtorin sportiv të klubit të njohur në Serie A

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli me parametra 0 në fillimin e verës së ardhshme. Rinovimi me Napolin nuk ka ardhur dhe menaxheri Xhufredi bëri të ditur se largimi do të  jetë e vetmja rrugë për mbrojtësin shqiptar. Një garë e fortë ka nisur menjëherë për shërbimet e shkodranit, teksa ditët e fundit janë lakuar skuadra të njohura si Benfika, Sevija apo edhe 2 ekipe të tjera nga Ligue 1 në Francë.

Megjithatë nuk mungojnë as interesimet nga Serie A. Pista e Romës ka dalë sërish në skenë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, menaxheri Xhufredi ka zhvillar dje një takim në Trigoria me menaxherin e përgjithshëm të skuadrës së njohur italiane, Tiago Pinto. Mbetet për tu parë nëse do të kemi një akord mes palëve në të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online