I shpëtoi “Dora e Zotit”/ Ranë në duart e ushtarëve ukrainas, “Maradona“ ishte fjala magjike që i shpëtoi

Lu.fta në Ukrainë është tema e ditës në mbarë globin dhe nuk kanë munguar as raportimet nga Kievi nga media të ndryshme. I lartë ka qenë edhe interesi në Amerikën e Jugut, teksa një grup gazetarësh nga ky kontinent kanë shkuar në Ukrainë për të përcjellë lajmin nga vendgjarja. Por me të mbërritur aty, gazetarët kanë rënë në duart e ushtarëve ukrainas. Këta të fundit janë bërë tejet vigjilent për personat që hyjnë në vendin e tyre, duke qenë se spiunimet sa vijnë e shtohen në këto kohë lu.fte.

Grupi nga “Chilevision TV“ ka përfunduar në rajon, ndërsa tensioni për ta ka marrë fund vetëm falë… futbollit. Në momentin kur janë përpjekur për të kuptuar vendin prej nga kishin ardhur, njëri prej ushtarëve ka parë pasaportën argjentinase dhe bërtiti: “Marado dhe Mesi“. Më pas ishte kameramani ai i cili tregoi tatuazhin e “Dorës së Zotit“ të Diego Maradonës dhe situata ndryshoi tërësisht për mirë. Vetë gazetari Daniel Matamala ka treguar ngjarjen interesante që u ndodhi në Ukrainë.

“Sot na ndaloi ushtria ukrainase gjatë një kontrolli dhe vendosën të na arrestojnë. Na morën celularët, pasaportat, kamerat dhe të gjitha pajisjet dhe na dërguan në stacion. Ishte shumë e tensionuar sepse nuk e dinë sa spiunë ka në Ukrainë dhe ata dyshojnë të gjithë. Ata nuk flisnin shumë mirë anglisht dhe ky ishte një problem. Por doli edhe një herë se sa futbolli është ai që thyen të gjithë kufijtë dhe barrierat. Një nga policët pa pasaportën time argjentinase dhe tha vetëm “Mesi dhe Maradona”. Pastaj kolegu im Juan Zamudio, i cili ishte kameraman, sepse dëgjoi që ai përmendi Maradonën u tregoi se kishte tatuazhin e Maradonës në këmbë dhe atmosfera ndryshoi plotësisht. Falë “dorës së Zotit“ dhe futbollit, ne dolëm pa asnjë problem”, ka rrëfyer Daniel Matamala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *