“I shënoj gol Donarumës nga larg, do ta shikoni”! Jasir Asani i sigurt: Po i shënuam të parët do vijë goli i 2 dhe i 3, Italia nuk e përmbys dot më Shqipërinë

Jasir Asani është i bindur për sukses! Nëse gjithmonë pyesni veten se cili është sekreti i këtij lojtari, mjafton të shikoni intervistat dhe mënyrën sesi shprehet ky futbollist, me besimin në vete për të mos i vendosur kurrë limite vetes. Në një intervistë për “Pit Stop” në “Klan Maqedonia”, Asani foli edhe për ndeshjen e parë me Italinë.

“Për mua është më mirë një grup i fortë si ky, ta shohim edhe veten ku jemi. Duhet t’i tregojmë botës se nuk ishte rastësi që morëm vendin e parë dhe mundëm çekët dhe polakët. Do doja t’i shënoja të gjithë ekipeve, Italisë, Spanjës dhe Kroacisë. Po mu dha rasti do ta provoj një goditje nga larg me Donarumën, do ta shoh edhe Donaruma, e provova dhe me Sheznin, po tani e ka radhën Donaruma (qesh).

Po mu dha rasti, i bëj gol në ndeshjen e parë Donarumës. Mjafton t’i bëjmë golin e parë Italisë, pastaj do të bëjmë edhe të dytin edhe të tretin nuk diskutohet. Kemi ekip që mbron dhe sulmon mirë, unë them se po shënuam golin e parë me Italinë, Italia nuk na përmbys dot më”, tha Asani. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online