I riu shqiptar e mbyll me Luganon, gjen ekip të ri në Zvicër

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lojtari i përfaqësueses U21 të Kosovës, Eris Abedini, ka mbyllur bashkëpunimin me Luganon.  Mesfushori shqiptar është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së FC Vil, klub ky që militon prej vitesh në “Challenge League”, që është divizioni i dytë për nga rëndësia në Zvicër.

Eksperienca e Abedinit në Zvicër zgjati pak më shumë se një vit, ku mesfushori i ri u aktivizua 9 herë me skuadrën e Superligës zvicerane, ndërsa eksperienca më e fundit ishte ajo te Vinterthur, ku u huazua në muajin janar.

Kontrata e 20-vjeçarit me FC Vil është e vlefshme për dy sezone. Abedini i është bashkuar së fundmi përfaqësues së Kosovës, ku ka dy aktivizime me skuadrën U21 që drejtohet nga trajneri Rafet Prekazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *