Legjenda e boksit Mike Tyson i është përkushtuar sërish palestrës dhe stërvitjes, pasi dëshiron rikthimin në ring. Edhe pse në moshën 53-vjeçare, boksieri amerikan ndihet gati të luftojë brenda litarëve. Por sfidës së tij i përgjigjet babai i një nga boksierëve më të përfolur, Tyson Furyt. John Fury, 55 vjeç, ka shprehur dëshirën të përballet në një duel me atë për të cilin gjithnjë ka pasur admirim. Madje është i sigurt në vendimin e tij, teksa bën me dije se është gati të vdesë në përleshje, por nuk do të dorëzohet.
“Kërkoj të ndeshem me Mike Tyson, si ju duket kjo? Ai po bën një rikthim. Ai është një mbret i duhur dhe kampion. Është njeriu i duhur, i provuar dhe i testuar. Do të luftoj me Muke Tyson, e di që e përmend emrin e djalit tim çdo 5 minuta kështu që ja ku jam. John Fury nuk i fshihet askujt, as vetë mbretit të të gjithëve. Dëgjo me kujdes, nuk do më mohohet kjo mundësi, do vdes në ndeshje. Më mirë vdes se sat ë dorëzohem”, ka thënë John Fury./Halit Delibashi-Sport Ekspres/