“I propozuam Barcelonës si fillim”/ Kompania e kanabisit të Mike Tyson ofrohet si sponsor për Everton: Na pëlqen fanella blu

Mike Tyson pas karrierës së boksit i është përkushtuar një pasioni të hershëm, të bëjë sa më tepër para. Së bashku me biznesmeninin dhe mikun e tij grek, Alki David, Tyson menaxhon një kompani kanabisi në Zvicër. Një punë nga e cila në muaj ish-boksieri siguron të paktën 500.000 paund si rrogë të tijën. Kompania në fjalë shërben për tregëtimin e lëndës narkotike me qëllim për të prodhuar ilaçe si dhe shërbime të tjera të lejueshme brenda për brenda territorit zviceran dhe jo vetëm.

Së fundmi në mediat angleze qarkullojnë lajme se Tyson është në bisedime serioze me skuadrën e Everton për të qenë sponspori kryesor i tyre. Pasuria e biznesmenit grek përllogaritet rreth 1.4 bilion paund, çka rrit edhe më tepër besimin se propozime është serioz. Me herët Tyson dhe David i kishin propozuar gjigantëve spanjoll të Barcelonës për një marrëveshje të tillë por pa rezultat.

“Ata kontaktuan me mua dhe tashmë kanë ofruar dizajne me tërë logon e Swissx në ngjyrë blu, për të cilën unë nuk jam i çmendur, por do të duket bukur. Kur erdha për herë të parë në Angli, të gjithë po mbështetnin Man United dhe Liverpool, dhe të gjithë ishin të kuq. Duke qenë në të kundërt, më pëlqeu ngjyra blu dhe më pëlqeu logoja kështu që rastësisht përzgjodha Everton për ta mbështetur. Kështu që është një lloj mistike që vjen.

Ideja për të sponsorizuar Barcelonën? Kompania ime është një kompani kanabisi dhe Spanja ka një traditë të gjatë brenda Bashkimit Evropian si një udhëheqës ose një liberal në rrugën drejt legalizimit, kështu që është evoluar mjaft natyrshëm”- ka thënë për BBC biznesmeni Alki David./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online