I prishi festën Alegrit, Boatengut dhe Galianit/ Duart e bëjnë Berishën të shenjtë, si mund të luajë në Serinë B?

“I shenjti Etrit”! Kështu është etiketuar në ditën e djeshme portieri i Shqipërisë pasi ishte protagonisti kryesor gjatë përballjes së zhvilluar mes Monzës dhe SPAL. Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura, atje ku Berisha mori rolin e heroit pasi priti penalltinë në minutat e fundit dhe evitoi të paktën në dy raste të tjera golin e sigurt.

Kjo nuk ishte një ndeshje e thjeshtë në Serinë B, pasi në stadium gjendeshin të ulur emra të mëdhenj në futbollin europian. Flitet për Monzën e Berluskonit dhe për këtë arsye në shkallët e stadiumit ishin të ulur Galliani, Alegri dhe Botaeng. Të gjithë prisnin që Berisha të mposhtej dhe të nisnin festën, por portieri shqiptar nuk ia la këtë mundësi. Pyetja që të gjithë shtrojnë: “Çfarë do Etriti në Serinë B?”. Gardiani i Kombëtares nuk e ka vendosur ende të ardhmen dhe po pret një mundësi në Seria A, por qartësisht e tregoi me ndeshjen e parë se niveli i tij nuk i përket kategorisë më të ulët të futbollit italian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *