“I prirur të pranojë Shqipërinë”, media e njohur italiane lartëson talentin shqiptar: Ka aftësi të jashtëzakonshme

Nedim Bajrami është  emri më i ri shqiptar që del në skenë së fundmi. Futbollisti 22-vjeçar po spikat në radhët e Empolit, me të cilët kryeson në Serie B, si dhe mori vëmendje të madhe në Itali pas dopietës kundër Napolit në Kupë. Paraqitjet e tij kanë rënë edhe në sytë e Edi Rejas, i cili ka nisur nga puna për ta veshur kuqezi. “La Gazzetta dello Sport” ka shpërndarë së fundmi një artikull, ku lartëson kontributin e Nedim Bajramit, së bashku me Kevin Princ Boateng dhe Matia Aramu, që po shkëlqejnë në Serie B.

“Arma shtesë e Dionisit (trajneri). Presidenti Fabricio Korsi thotë për të: “Ai ka aftësi të jashtëzakonshme fizike, një frekuencë në këmbë që i lejon atij hile të dukshme që bëjnë diferencën”. Me Nedimin, Empoli ndryshon lojërat: 2 gola dhe 7 asistime në kampionat, një dopietë në Kupën e Italisë ndaj Napolit që e bëri atë një njeri të transfertave. Ka luajtur në të gjitha ekipet kombëtare të të rinjve zviceranë, deri në 21 vjeç. Ai duket i prirur të pranojë Shqipërinë e Rejës që i është vënë pas për ca kohë”, shkruan “La Gazzetta dello Sport“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *