Rangers-i e ka nisur me fitore rrugëtimin në Europa League. Klubi skocez ka mposhtur me shifrat 0-2 Malmon, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Nedim Bajrami. Ky i fundit shënoi golin e tij të parë me fanellën e Rangers-it pas vetëm 55 sekondash lojë.
Klubi nga Skocia ka përshëndetur rivalët në “Twitter” me foton e mesfushorit shqiptar duke festuar me shqiponjë. Nuk ka munguar as ironia, teksa kanë shkruar: “Faleminderit për pritjen e ngrohtë Malmo! Po na mungoni që tani”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Thanks for the warm welcome, @Malmo_FF.
Missing you already. pic.twitter.com/WfK5EMpb0l
— Rangers Football Club (@RangersFC) September 26, 2024