I përmendin Napolin në konferencë, Guardiola thumbon Spaletin: Nuk flas se zemërohet, është i ndjeshëm në Itali

Pep Guardiola ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampionëve. Njëri prej gazetarëve të pranishëm e ka pyetur nëse në këtë fazë do të donte një ekip të fortë si Bajerni, apo një ekip tjetër jo aq të fortë, si Napoli.

Trajneri spanjoll ka dhënë një përgjigje që ndoshta nuk do i lërë një shije të mirë Luçiano Spaletit. Guardiola është shprehur se nuk dëshiron të flasë për Napolin, pasi trajneri i tyre është i ndjeshëm dhe do të zemërohej lehtë.

“A je nga Italia? Jo, për Napolin nuk dua të flas, përndryshe trajneri i tyre do të tregohet zemërak me mua. Është kaq i ndjeshëm në Itali”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online