I përfshirë në 9 gola në vetëm 3 ndeshje, Adrion Pajaziti është kandidaturë për t’u shpallur lojtari i muajit

Adrion Pajaziti është pjesë e Fulham U-21, por qartësisht ky futbollist është një nivel më i lartë se bashkëmoshatarët e tij. Në 3 ndeshjet e luajtura nga Fulhami në muajin mars, ku kjo skuadër realizoi 15 gola, Pajaziti ishte i përfshirë në 9 prej tyre duke dhënë asist ose duke shënuar.

Tre gola dhe dy asist ndaj Reading, 1 gol dhe dy asist kundër West Ham dhe një gol kundër Leeds kanë bërë që Pajaziti të dallojë me performancën e tij. Lojtari shqiptar është një prej kandidaturave për t’u shpallur lojtari i muajit në kampionat së bashku me Ameyaw të Southampton, Finch të Middlesbrough, Jones të Sunderland, Miley të Newcastle, Mrozek të Liverpul, Thomas të Leicester dhe Williamson të Chelsea. /Sport Ekspres/