“I pari nga vendi i shqiponjave”! Rudolf Turkaj prezantohet në Francë, ish-mbrojtësi i Laçit nis aventurën e re

Rudolf Turkaj ka nisur aventurën e re në karrierë. Ish-mbrojtësi i Laçit ndodhet në provën e parë jashtë Shqipërisë, teksa i është bashkuar futbollit në Francë. Lojtari 28-vjeçar është prezantuar te Martigues.

Kjo skuadër ndodhet në Kategorinë e Tretë të Francës. Martigues shkruan se Rudolf Turkaj është i pari që vjen nga vendi i shqiponjave. “Mbrojtësi shqiptar 28-vjeçar, mëngjarash, i aftë për të luajtur si në qendër ashtu edhe në krah, do të përjetojë kështu eksperiencën e tij të parë jashtë Ballkanit.

Ai vjen nga KF Laçi, klub i Kategorisë Superiore shqiptare, me të cilin ka marrë pjesë në disa ndeshje të Europa League dhe Conference League. Ne e mirëpresim afrimin tonë të tetë, i pari nga vendi i shqiponjave, që do të veshë fanellën e ekipit tonë,” shkruhet në njoftim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *