Anthony Gordon! Gjatë ndeshjes mes Chelsea dhe Totenham, mediat britanike mësuan me shpejtësi se ekipi i Tuchel po bënte gjithçka për ta sjellë në Stamford Bridge këtë sulmues.
I rritur në moshat e Evertonit, 21-vjeçari nuk është ende një emër i frikshëm që mund ta ul në stol Armando Brojën, të paktën jo në saj të cilësive, pasi të punës që kryen është histori tjetër.
Sezoni me më shumë gola për Gordon ishte i shkuari, 4 të tillë gjatë gjithë kampionatit. Por mënyra sesi ushtron presing ky sulmues te mbrojtësit kundërshtar ka lënë mbresa te Tuchel.
Më veçanërisht te ndeshja e parë e Everton ndaj Chelsea, teksa shpeshherë Gordon ishte i vetmi që rikuperonte topat duke mos i lënë në rehati mbrojtësit rival për të qarkulluar topin. Shumë më ndryshe nga Armando Broja që edhe në ato pak minuta të marra ndaj Totenhemit dhe me gjithë freskinë e mundshme, nuk kishte të njëjtin efekt dhe dëshiré për të vrapuar. /Sport Ekspres/
5??0?? #PL appearances for @anthonygordon.
Maximum effort for the shirt, as always. ? pic.twitter.com/o6mJlSejP1
— Everton (@Everton) August 7, 2022