I paguan para për “respekt” se Reali nuk i hapi probleme për Benzema, ajo që bëri Al Ittihad me Madridin nuk është parë në botën e futbollit

Benzema vendosi të largohej nga Real Madridi pas 14 vitesh, gjë që nuk pritej te madrilenët. Besohej se francezi do të vazhdonte kontratën edhe për një vit, por kur Al Ittihad trokiti në derë, gjithçka ndryshoi.

Në fund të sezonit, sulmuesi francez njoftoi se do të largohej nga Real Madridi pas 14 vitesh, gjë që tronditi publikun dhe vetëm pak ditë më vonë ai nënshkroi për Al Ittihad.

Duke shkuar në Al Ittihad, Benzema u bë një nga lojtarët më të paguar në botë dhe largimi i tij në Arabinë Saudite tregoi se ata duan të sjellin yjet më të mëdhenj të futbollit në atë vend për të bërë një nga kampionatet më të mira në botë.

Te Real Madridi nuk e pranuan shumë mirë vendimin e Benzemas pasi ishin të sigurt se francezi do të qëndronte dhe edhe pse kaloi 14 vite në atë klub. 

Benzema-s iu dha përfundimisht opsioni për të shkuar në Al Ittihad pa dëmshpërblim, sepse kontrata e tij kishte skaduar, por ajo që bënë drejtuesit e klubit të Arabisë Saudite tronditi të gjithë botën.

Mediat spanjolle shkruajnë se Al Ittihad së fundmi ka paguar një shumë të caktuar parash si dëmshpërblim për Benzemën, ndonëse nuk kanë qenë aspak të detyruar ta bëjnë këtë, duke qenë se 35-vjeçarit i ka skaduar kontrata.

Megjithatë, me një shumë simbolike, ata vendosën të falënderojnë drejtuesit e Realit që Benzema nuk e ka bërë problem të shkojë në Al Ittihad dhe nuk e ka detyruar të vazhdojë kontratën me çdo kusht dhe të qëndrojë në Madrid.

Në botën e futbollit nuk është parë më parë që një klub të paguajë vullnetarisht kompensim për një lojtar, edhe pse nuk është dashur ta bëjë fare. Megjithatë, në këtë mënyrë, klubi nga Arabia Veriore tregoi se është një klub i vërtetë zotëri dhe se të gjithë duhet ta ndjekin atë shembull. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online