Fabrizio Romano është kthyer në njeriun e pagabueshëm të Europës kur bëhet fjalë për merkaton e klubeve. Madje shpeshherë janë surprizuar edhe vetë lojtarët që më shpejt vjen lajmi i raportuar nga italiani sesa informohet familja e tyre.
Në një video të fundit të publikuar në kanalin e tij në Youtube, Romano ka treguar situatën e fundit te Chelsea. Mes të tjerash flet edhe për Armando Brojën në lidhje me mënyrën sesi po komentohet nga stafi.
“Werner do të largohet përfundimisht nga Chelsea, është arritur akordi me Leipzig. Tani ne do ta shohim se çfarë do të bëjë Chelsea sa i përket sulmuesëve në merkato. Por mund të them se tani për tani, te Chelsea janë shumë të lumtur me Armando Brojën”, u shpreh Romano. /Sport Ekspres/