I pafati Cake, dëmtim dhe gjashtë muaj larg fushës

Olsi Avdiaj

Operacion dhe gjashtë muaj pushim. Kaq ka vendosur mjeku për Klisman Caken. Mbrojtësi i qendrës ka marrë përgjigjen nga rezonanca magnetike. Dëmtim i rëndë në gju për mbrojtësin që këtë sezon kishte mundësi të luante titullar, por që u dëmtua në sfidën miqësore me Tiranën. Analiza dhe ekzaminimi i parë kanë nxjerrë problemin serioz. Dëmtim në “kroçiat”, që duhet të operohet dhe detyron lojtarin të qëndrojë disa muaj jashtë. Shkurt, kthimi i lojtarit do të bëhet vetëm në shkurtin e ardhshëm. Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar një fakt të tillë. Mësohet, se lojtari i ka dorëzuar rezonancën magnetike mjekëve të cilët kanë bërë diagnozën paraprake. Operacion dhe rikthim në fushë pas gjashtë muajsh, pasi dëmtimi nuk është i thjeshtë. Menjëherë lojtari ka njoftuar klubin, ndërkohë që diçka nuk shkon. Për momenti futbollisti nuk ka dhimbje në gju dhe kjo çudit edhe mjekët, çka kanë detyruar lojtarin të bëjë edhe një këshillim tjetër për diagnozën.  

Këshillimi – Edhe pse nuk ecën plotësisht normal, Cake ka qenë dje në stërvitjen e Tiranës, sigurisht jo në stërvitje. Mësohet se trajneri brazilian Ze Maria i ka këshilluar lojtarit që të takojë mjekun e Peruxhias, meqë ai e njeh prej kohësh. Po kështu më 28 gusht do të jetë në Tiranë dhe mjeku i kombëtares shqiptare. Ai do të shohë rezultatet e rezonancës dhe pasi të merren përgjigjet të dyta do të vendoset për të ardhmen e futbollistit, nëse do të operohet apo jo.  

Nëse konfirmohet diagnoza, atëherë futbollisti do të detyrohet të jetë gjashtë muaj jashtë fushave të lojës dhe për pasojë do të kryejë edhe operacionin në gju. Për kthimin e tij, gjithmonë nëse mjekët konfirmojnë gjithçka, do të flitet në shkurt 2018. Veç Cakes, të dëmtuar aktualisht në ekip janë Gentjan Muça dhe Rei Qilimi. Muça prej kohësh është duke konsultuar me mjekë italianë për të zgjidhur problemin që e mundon prej kohësh.

Lojtari – Klisman Cake, edhe pse pa mbushur të 18-at, ka luajtur në rolin e qendërmbrojtësit me Tiranën. Në muajin janar, pas dëmtimeve të shumta në skuadrën e parë, Cake u thërrit nga ekipi i të rinjve për të spikatur shumë shpejt në formacionin e Josës. Tirana nuk nguroi t’i ofronte një kontratë të re dhe bardheblutë arritën të zyrtarizonin marrëveshjet. Cake është prodhim i akademisë së Tiranës. Ai është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online