Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka lënë pas krahëve lëndimin në këmbë dhe tashmë i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Ishte vetë 26 vjeçari që e bëri lajmin te ditur në një postim në Instagram, duke u shprehur mjaft i lumtur që do të ishte pranë shokëve të ekipit, pas një periudhë të gjatë pushimi.
“I lumtur që u riktheva në stërvitje me skuadrën dhe që pashë Seedorfin në skuadër”, shkruan ai mes batutës për shokun e ekipit. Zeneli pritet të jetë në stol në ndeshjet e ardhshme të Reimsit, pasi trajneri nuk mund ta rrezikojë lojtarin menjëherë pas dëmtimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/