Vlerësimi i 4 lojtarëve të Shqipërisë te Lacio-Empoli! Shkëlqejnë Ismaili dhe Bajrami, Strakosha nuk është me kokë te Lacio

Katër lojtarë të Shqipërisë e nisën si titullarë në takimin mes Lacios dhe Empolit që përfundoi në shifrat 3-3. Strakosha dhe Hysaj nga njëra anë dhe Bajrami me Ismajlin në tjetrën.

Gardiani shqiptar ishte më i dobëti te Lacio, paraqitje katastrofale. Ndeshja nis 0-1 për Empolin në saj të gafës trashanike të Strakoshës. Në fund pëson 3 gola nga Empoli dhe kishte shumë pasiguri.

Vetëm me trup te Lacio, me kokë fluturon në ekipin e ri që pritet të kalojë në këtë merkato dimri. Ndërkohë Hysaj është vlerësuar mesatarisht dhe kalon klasën, ndryshe nga pjesa tjetër e mbrojtjes që dështon e gjitha dhe fut ujë ngado.

Sa i përket Ismailit, mbrojtësi shqiptar u kthye pas një kohe të gjatë në stol dhe tregon sërish aftësitë e tij duke u vlerësuar me notën që në median italiane varionte në 6.5. Më shumë se positive edhe dita e Nedim Bajramit, ku përtej golit të shënuar nga penalltia, cilësohet si mesfushor klasi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online