I padëshiruari kthehet në “shtëpi”, Ronaldo humbet shpresat dhe ulet për të biseduar me trajnerin e Manchester Unitedit

Kjo është padyshim vera më e vështirë për Cristiano Ronaldo. Me 5 Topa të Artë dhe me një vitrinë trofesh që do i kishte zili çdo futbollist i këtij globi, ylli portugez nuk gjen dot një ekip për të ardhmen e tij. Lojtari luzitan dëshiron me patjetër të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe i është vetëofruar shumë klubeve të njohura të Europës. Por përgjigja ka qenë e njëjtë: “JO”.

Ronaldo refuzoi të kthehej në radhët e Manchester Unitedit për sezonin parapërgatitor dhe përveshi mëngët për të  gjetur skuadrën e re, por duket se shpresa ka marrë fund edhe për të. 5 herë fituesi i Topit të Artë është dorëzuar dhe ka vendosur që më në fund të kthehet në “Old Trafford” dhe të ulet në bisedime me trajnerin Ten Haag. United e ka bërë të qartë se CR7 nuk është në shitje dhe Ten Haag kërkon t’ja ngulisë mirë në mendje sulmuesit, por për Ronaldon koha nuk pret më dhe nuk dëshiron të humbasë mundësinë të luajë në Champions këtë sezon./Halit Delibash-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online