“I njoh Ishujt Faroe më mirë nga sa mendoni, kam shokë aty”, Ramadani: Duhet të kthehemi në Shqipëri me fitore

Pas fitores me Moldavinë të shtunën, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë nesër për ndeshjen e tretë të grupit E ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në prag të kësaj ndeshje, pasditen e sotme, në një konferencë për mediat dolën trajneri i Kombëtares, Silvinjo dhe mesfushori Ylber Ramadani, të cilët folën në lidhje me këtë sfidë të rëndësishme për kuqezinjtë.

A do e vuajmë fizikisht këtë ndeshje? 

– “Ne jemi të gjithë profesionistë dhe këto dy ndeshje kemi ardhur t’i luajmë duke dhënë 100 përqindëshin në fushë. Besoj se do shkojmë aty të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv në këtë ndeshje”.

Sukses me gola apo ju kënaq një fitore minimale?

– “Normalisht nuk duhet të kalojmë në eufori. Duhet të hyjmë në ndeshje me qasje shumë të mirë, duhet të hyjmë aty të marrim rezultat pozitiv, duhet të hyjmë të bëjmë maksimumin të gjithë që të shkojmë në Shqipëri me fitore”.

Çfarë ka ndryshuar në ekip fitorja me Moldavinë? 

– “Normalisht çdo ndeshje kemi vetëbesim dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kemi shumë energji pozitive brenda grupit, jemi shumë të kënaqur pasi trajneri ka futur energji shumë pozitive në ekip.

Ndeshja me Ishujt Faroe? 

– “Duhet të përshtatemi që në momentin e parë në fushë, deri në momentin e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë fizikisht. Nuk ka më ndeshje të lehta dhe jemi përgatitur të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë”.

Hera e parë që përballeni me Ishujt Faroe, sa e njihni kundërshtarin? 

– “E njoh shumë mirë, pasi kam jetuar për katër vite në Danimarkë. Kam një shok që luan aty, nuk janë ekip i lehtë. Ata do mundohen të na e bëjnë jetën të vështirë. E njoh më mirë se sa e mendoni Ishujt Faroe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online