“I nënshtrohen me dëshirë torturave fizike”, përgatitësi atletik i Realit tregon sekretin e madrilenëve: Nuk është më futbolli si në vitet ‘90

Reali i Madridit dhe Mançester Siti zhvilluan një ndeshje mjaft argëtuese mbrëmjen e djeshme, ku u shënuan gjithsej 6 gola. Përgatitësi atletik i Realit të Madridit tha për “Sky Sport” pas ndeshjes se lojtarët e ekipit të tij i nënshtrohen torturave fizike për të përballuar një nivel të tij. Ai bën edhe krahasimin me vitet 90, duke u shprehur se tashmë intensiteti është më i lartë.

“Ne kemi një ekip shumë modest. Ata janë të gjithë të rinj dhe pothuajse me dëshirë i nënshtrohen torturave fizike. Futbolli ka evoluar në krahasim me vitet nëntëdhjetë. Ka më shumë intensitet dhe ne duhet të përshtatemi. Ne kërkojmë teknikë, por në të njëjtën kohë edhe lojtarë të fortë, të shpejtë dhe rezistent”, ka thënë Antonio Pintusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/