I ndruhen “shqiponjës“ dhe polemikave, në Zvicër tregojnë preferencat: Nuk e duam Serbinë si kundërshtare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ditën e sotme në Doha të Katarit do të hidhet shorti i fazës së grupeve për Kupën e Botës 2022. Kombëtaren presin të mësojnë kundërshtarët që do të kenë përballë, ndërsa ka prej tyre që shprehin edhe preferencat e tyre.

Kryeredaktori i prestigjozes zvicerane “Blick“, Andreas Boni, është shprehur se: “Ne sigurisht që nuk e duam Serbinë si kundërshtare në Kupën e Botës”. Duket se në shtetin helvet i ndruhen përsëritjes së ngjarjeve që ndodhën 4 vite më parë në Rusi.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan golat e fitores së Zvicrën në përballjen kundër Serbisë dhe sigurisht që nuk mund të mungonte simboli i shqiptarëve, shqiponja, për të festuar. Ky gjest solli polemika nga pas, teksa pala serbe e konsideroi një provokim, pavarësisht faktit se një simbol i tillë thjesht tregon shqiponjën me dy krerë që ndodhet në flamurin e Shqipërisë. Për këtë arsye në Zvicër dëshirojnë të shmangin një ballafaqim me Serbinë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *