I moshuari që i hyri futbollit 69 vjeç bën spektakël me topin në studio: Kam ëndërr fanellën kuqezi, farmacia ime është futbolli

Gëzim Jatagani është një rast unik në Shqipëri. Mban mbi supe 69 vite jetë, por kjo nuk e pengon të ndjekë ëndrrat e tij. Jatagani ka nisur të luajë futboll në këtë moshë të thyer, duke sfiduar kështu fizikun e tij. I ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, i moshuari nga Berati tregon dashurinë e tij për futbollin edhe në studio, duke bërë zhonglime me topin. Në fund, moderatori Altin Sulçe, i ka bërë dhuratë një top Gëzim Jataganit.

“Kam nja 3-4 vjet. Jam 69 vjeç. Si zakonisht, ngaqë e kam pasion, shkoj te stadiumi, bëj zhonglime, gjuaj penallti dhe argëtohem. Jam besimtar. Shkoj në xhami. Nga xhamia shkoj në stadium. E kam ëndërr, nuk mund të rri dhe vesh fanellën kuqezi. Hapësirat janë të vogla, sepse një stadium ka Berati. Unë e kam dëshirë. Shkoj, por jo në mënyrë të rregullt. Futem me sakrifica. Ndonjëherë edhe nuk më lënë, kanë të drejtën e tyre. Farmacia ime është stadiumi, po e them me humor. Stadiumi është oksigjeni im”, ka thënë Gëzim Jatagani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *