Cristiano Ronaldo ende nuk ka plotësuar një vit në radhët e Al Nassr-it, por 11 muaj kanë qenë të mjaftueshëm për të për t’u futur në historinë e klubit. Ylli portugez numëron 38 gola të shënuar me fanellën e verdhebluve në 45 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet. Një shifër kjo që e rendit të katërtin në listën e golashënuesëve më të mirë në historinë e Al Nassr-it.
Sipër tij qendron shoku aktual i skuadrës, Talisca, me 60 gola në 76 ndeshje. Ndërkohë podiumin e plotësojnë Hamdallahu (112 gola në 108 ndeshje) dhe Al Sahlawi (119 gola në 256 ndeshje). Ronaldo ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025 me Al Nassr-in dhe deri atëherë ka mundësinë të vendosë rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për klubin arab. Me formën që po gëzon këtë sezon, misioni nuk është aspak i pamundur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/