I mjafton kualifikimi në Europa League, Milani do të bëj eksperimente për vazhdimin e ëndrrës Skudeto

Milani nuk do të luajë me ekipin më të mirë ditën e sotme ndaj Sparta Pragës, në mënyrë që të fokusohet në Serinë A. Kuqezinjtë janë duke kryesuar në kampionat dhe për këtë arsye trajneri Pioli ka vendosur të eksperimentojë ditën e nesërme me lojtarë që nuk kanë luajtur shumë në këtë sezon.

“Nuk më pëlqen të flas për titullarë dhe rezerva, pasi të gjithë futbollistët që kam në dispozicion, janë pjesë e projektit dhe lojës së skuadrës. Më pas sigurisht disa kanë luajtur më shumë e të tjerë më pak, ndaj nesër do të jetë radha e këtyre të fundit që të marrin më shumë minuta”- u shpreh Pioli.

Leao është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ditën e sotme nga minuta e parë, por gjithashtu do të luajnë edhe Hauge e Brahim Diaz. Sipas të gjitha gjasave, Milani nuk është i fokusuar me vendin e parë në grupet e Europa Ligës, por për momentin janë të mjaftuar vetëm me kualifikimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online