I mirë si zviceran dhe i keq si shqiptar! Studimi shqetësues në Angli, Granit Xhaka është më i sulmuari

Nëse Granit Xhaka realizon gola nga goditja e dënimit dhe ofron spektakël me Arsenalin në “Premier League”, në të gjitha mediat raportohet thjeshtë: “Zvicerani që mahnit”. Tifozët ndjekin të njëjtën linjë, por kjo nuk ndodh në paraqitjet e dobëta të mesfushori.

Në rastet kur Xhaka lë për të dëshiruar dhe i futet grindjeve me kundërshtarët, menjëherë do të ofendohet nga origjina e tij, atje ku del në pah Shqipëria. Një studim shqetësues është bërë në Angli me anë të kompanisë “Signify”.

Kjo e fundit ka zbuluar se lojtarët më të sulmuar në rrjetet sociale janë: “Granit Xhaka, Antonio Rudiger dhe Antony Martial”. Por në rastin e Xhakës ishte akoma edhe më shqetësues fakti se komentet fyese vinin nga tifozët që ishin abonuar për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Arsenalit në stadium.

Në pjesën më të madhe të rasteve bëhej fjalë për racizëm dhe ofendime që lidheshin direkt me origjinën e Granitit, për të dalë në pah etiketimi si: “shqiptari”. Kjo ka kënaqur së tepërmi edhe mediat në Serbi, atje ku “Kurir” ka shpërndarë studimin duke u hakmarrë për shqiponjën që fluturoi ndaj tyre në Botërorin e Rusisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online