“I mbyllëm gojën kritikëve”, Hoxhallari tregon anën psikologjike: Nuk e shprehnim, po ndjenim presionin

Tirana arriti të presë biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë, teksa mposhti në “Selman Stërmasi” ekipin e Bylisit me shifrat 2-0. Një fitore që më shumë se sa kualifikimi vlente edhe në aspektin psikologjik për bardheblutë, të cilët ishin në qendër të kritikave për atë gjysmëfinale të parë në Ballsh që u cilësua si e trukuar.

Qetësia është rikthyer te kryeqytetasit dhe këtë e konfirmon edhe vete Hoxhallari, i cili ishte autori i golit të dytë ndaj mallakastriotëve. Futbollisti bardheblu ka folur në studion e emisionit “Pressing” në “ABC News”, ku është shprehur se me këtë fitore kanë mbyllur tashmë gojët e kritikëve.

“Na dha pak qetësi kjo fitore pas kritikave dhe sulmeve të shumta që morëm pas ndeshjes së parë me Bylis. I mbyllëm gojën kritikëve dhe kjo do të reflektojë në kampionat. Ishim të ngarkuar psikologjikisht, është parë edhe në fushë, shpresoj të na rikthehet qetësia. Lojtarët nuk e shprehnin, por ndihej presioni nga media dhe të gjithë”, ka thënë Hoxhallari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online