Në mbledhjen që Erion Veliaj bëri me anëtarët e futbollit të Shoqatës Rajonale të Tiranës, atje ku krye bashkiaku i Tiranës po trembte votuesit që të zgjidhnin kandidatin e tij të preferuar në zgjedhje, do të kishte një rregjistrim që e nxori zbuluar. Sigurisht që Veliaj e kishte menduar këtë rrezik dhe prandaj mblodhi të gjithë telefonat para se të dilte dhe të fliste. Por Arjan Curri, i ftuar në “Zonë e Lirë”, tregon se cili ishte objekti që filmoi Veliajn.
“Në dukje është çelës makine, por regjistron audio dhe video në cilësi shumë të lartë. Veliaj dhe ndihmësit e tij u kujdesën që t’i merrnin të gjithëve telefonat e tyre para se të futeshin në mbledhje. Por nuk u kishte shkuar në mendje te çelësi i makinës. Është edhe me video përgjimi i Veliajt. I pyeta se kush i dha idenë dhe më thanë se në këtë mënyrë, në 2015 u zbulua skandali më i madh i FIFA në botë”, ka thënë Curri. /Sport Ekspres/