Sparta e Pragës u eliminua në turin e tretë kualifikues të Champions League mbrëmjen e djeshme, pas një ndeshjeje dramatike me Kopenhagën. Takimi përfundoi me shifrat 3-3 pas 120 minutave lojë dhe danezët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Trajneri i kampionëve të Çekisë ka folur për mediat pas përfundimit të sfidës, ku ka veçuar paraqitjen e zhvilluar nga Qazim Laçi. Ky i fundit realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 105, kur e dërgoi topin në trekëndësh nga goditja e dënimit.
“Fansat tanë janë të mrekullueshëm dhe kanë bërë diçka të pabesueshme prej muajsh. Ata janë të vetëdijshëm për rrugën që ka kaluar Sparta dhe sot (dje) kanë parë që të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin. Edhe ata të pankinës, Vi?as, Victor, Péša, Mejdži dhe Minçi. Njëkohësisht do të doja të veçoja posaçërisht performancën e Qazimit. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të kemi nevojë për tifozë. Siç thashë, ata kanë shfaqur shfaqje të mahnitshme për shumë kohë tani, dhe sot (dje) nuk ishte përjashtim”, ka deklaruar Brian Priske./Halit Delibashi-Sport Ekspres/