I lëshon paralajmërimin Realit dhe Barcelonës, presidenti i UEFA-s ia thotë hapur për përjashtimin nga Champions League

Kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin, ia ka thënë hapur ekipeve të mbetura në Superligë se do të përjashtohen nga Champions League nëse nuk do të largohen brenda kohës. Në intervistën e dhënë për “Associated Press”, Ceferin ka paralajmëruar ekipet e mbetura në kompeticion se duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre.

“Është e qartë se klubet duhet të vendosin nëse janë për Superligën apo për një kompeticion europian. Pra nëse ata janë për Superligën, atëherë nuk do të luajnë në Champions League”, ka thënë Ceferin. Ky paralajmërim vjen qartësisht për Barcelonën dhe Realin e Madridit, ndërsa ekipi i Zidan është falur për këtë sezon dhe do të vazhdojnë garën e tyrë në gjysmëfinale pavarësisht hipotezave për eliminimin në tavolinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *