Lerda ka treguar eksperiencën e tij te Partizani, teksa kishte detyrën e vështirë për të marrë ekipin pas Skënder Gegës. Tifozët ishin të mësuar me rezultatet pozitive dhe trofeun e sjellë nga trajneri i njohur në Shqipëri, por kërkon që kryeqytetasit të bindnin në lojë. Megjithatë aventura e Lerdës nuk do të zgjaste për shumë kohë dhe do të largohej sërish në Itali. Në një intervistë për “TMË”, Lerda tregon vendin ku e la Partizani dhe ku përfundoi në fundin e sezonit.
“Ishte një përvojë pozitive me Partizanin pasi filluam në Ligën e Kampioneve duke u eliminuar nga Karabak. Një ekip që kualifikohej shpesh në “Play Off” të këtij kompeticioni dhe që ka një buxhet prej 25 milionë eurosh. Baku është një qytet shumë i pasur. E luajtëm këtë betejë duke barazuar pa gola në të parën dhe ishim në lojë deri në 5 minutat e fundit të takimit. Pastaj në “Europa League” u përplasëm kundër Sheriffit, Juventusit të Moldavisë. Fituam Superkupën dhe kishim fillim të mirë.
Por nuk zgjati shumë. Ishim mirë, por pastaj ndodhi një tërmet se presidenti vendosi për këtë mënyrë. Ne ishim në vendin e dytë dhe një pak larg kreut, por humbën ndeshjen direkte me rivalët tanë. Në atë moment gjetëm marrëveshjen për të thënë lamtumirë me pëlqim dypalësh. Partizani përfundoi i gjashti. Por ishte përvojë e mirë për mua”, ka thënë Lerda. /Sport Ekspres/