Klubi F.K Bylis është bërë përsëri pjesë e mediave përsa i përket lojtarëve që qëndrojnë pak kohë. Disa muaj më parë një ish-lojtari i Tiranës u bë pjesë e ekipit të Bylisit, por qëndroi vetëm 1 javë teksa mori një ofertë nga Partizani. Presidenti i Bylsiit, Besnik Kapllanaj e quajti një akt të turpshëm prerjen në besë në mënyrë të tillë.
Ditën e sotme, mediat shqiptare kanë folur për një largim tjetër të 1 lojtari që luante në Greqi, Kristos Pasalis, i cili qëndroi vetëm 7 ditë në Ballsh. Megjithatë faqa zyrtare e klubit e ka përgënjeshtuar këtë lajme, duke theksuar se fajin për këtë dështim në transferim e kishte problemi me lejen e formimit nga klubi grek.
“Sqarim! Në media sot është publikuar lajmi për largim apo mospërfshirje në planet e klubit tonë të shqiptarit që luante në Greqi, Kristos Pasalis. Duam të themi se ky lojtar qendroi vetëm një javë në Ballsh dhe nuk është larguar se nuk arriti që të bëhej pjesë e planeve tona, por për shkak se nuk ka marrë lejen e formimit nga klubi në Greqi ku edhe ka luajtur më parë.”- shkruhet në faqen zyrtare të Bylisit në Facebook. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/