I lanë çelësat e klubit në dorë për të rinovuar, Mbape lë PSG-në me gojë hapur dhe i kërkon largimin në janar

Një situatë aspak e qetë po mbizotëron në radhët e PSG-së. Pas një kalvari të gjatë mundimesh, drejtuesit e parisienëve arritën ta bindnin Mbapenë të rinovonte në fund të sezonit të kaluar. Pavarësisht ngulmimit të Realit të Madridit, PSG-ja ia doli të siguronte firmën e sulmuesit francez dhe kjo me një kosto të lartë nga pas. Drejtuesit i ofruan Mbapesë “çelësat“ e klubit, duke i lënë dorë të lirë për të zgjedhur edhe se cilët lojtarë do të qendronin apo do të largoheshin nga ekipi.

Por kur dukej se Mbape ishte Zot i Parisit, 23-vjeçari ka bërë një lëvizje të papritur. Futbollisti i Kombëtares së Francës ka lënë me gojë hapur PSG-në, teksa ka kërkuar largimin që në muajin janar. Kilian Mbape nuk është i kënaqur me situatën në skuadër, pasi kërkon një sulmues qendre në repartin e avancuar, në mënyrë që të krijohen më tepër hapësira në fushën e lojës për të. Treshja në vijën e parë së bashku me Nejmarin dhe Mesin nuk i pëlqen 23-vjeçarit dhe, siç raporton Mario Cortegana, ka kërkuar largimin. Të njëjtën gjë e pohon edhe Fabricio Romano, që komunikon se PSG ndjen të shtohet presioni nga ana e lojtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online