I la të gjithë gojëhapur me sezonin rraskapitës, Koeman dërgon 18-vjeçarin me pushime dhe bën Kosovën të buzëqeshë

Pedri i ka lënë të gjithë gojëhapur me atë çfarë ka bërë këtë sezon, i cili ka qenë më i gjatë se çdo herë tjetër për të. 73 paraqitje numërohen në këmbët e tij, duke bërë që të mbyllë një edicion futbollistik rraskapitës. 18-vjeçari spanjoll u kthye menjëherë në stërvitje me Barcelonën, por trajneri Koeman ka vendosur që t’ja shpërblejë lodhjen me dy javë pushime.

Është vetë tekniku holandez që e pohon një fakt të tillë, teksa shprehet se është e pamundur të durosh kaq shumë sa ka duruar Pedri. Ky është një lajm i mirë edhe për Kosovën, e cila nuk do e ketë në fushë talentin katalanas në ndeshjen e muajit shtator.

“Ne kemi menduar për atë që është më e mira për Pedrin për një kohë. Kemi vendosur që ai të luajë nesër, dhe pastaj të ketë dy javë pushime, në mënyrë që muaji nëntor ose dhjetor të mos vijë me shumë ngarkesë. Kam folur me Luis Enrique për këtë. Ne i japim atij dy javë pushime sepse ai ka nevojë për to. Është e pamundur të durosh atë që ka duruar dhe ai meriton një pushim prej të paktën dy javësh”, ka thënë Ronald Koeman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online