Fitoi trofeun e parë me Bajernin, Kimish i bën ironi trajnerit të tij: Ia treguam menjëherë se këtu nuk është Lajpcig

Julian Nagelsman i dha fund “agjërimit” për sa i përket fitoreve me Bajernin e Mynihut. Triumfi i tij i parë në krye të bavarezëve erdhi edhe me një trofe nga pas, teksa mposhtën Borusian e Dortmundit me shifrat 1-3 në finalen e Superkupës.

Menjëherë pas trofeut nuk kanë munguar as thumbat nga lojtari i tij, Xhoshua Kimish. I riu gjerman ka ironizuar trajnerin e tij me faktin se tani gjendet në krye të Bajernit dhe jo te Lajpcigu, prandaj mund të fitojë trofe;

“Ne i treguam atij (Nagelsmanit) menjëherë se këtu nuk është Lajpcig, por Bavaria. Gjithashtu mund të fitoni një finale këtu”, ka thënë Xhoshua Kimish./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online