I kujton Vllaznisë momentin e mirë, Brdariç paralajmëron shkodranët: Teuta mund ta nxjerri fytyrën në çdo moment

Vllaznia do të përballet ndaj Teutës në këtë javë, atje ku pritet një test me shumë interes për Brdariç. Kjo pasi te durrsakët ka ndërruar trajneri, teksa Renato Arapi do të debutojë pas largimit të Martinit. Në konferencën për shtyp, Brdariç i ka paralajmëruar shkodranët se duhet të jenë të kujdesshëm. “Kemi bërë dy fitore dhe në të gjithë botën vlen shprehja nuk ka tre pa dy, ndaj do të ishte shumë bukur të merrnim një tjetër sukses përballë Teutës.

Unë nuk mendoj për rezultatin, por për mënyrën si do të përgatitim ndeshjen dhe me çfarë përqendrimi do të zbresim në fushë. Teuta po kalon një moment të vështirë, por mbetet një skuadër shumë e fortë, që mund të nxjerrë fytyrën e vërtetë nga momenti në moment. Gjithsesi duhet ta vlerësojmë maksimalisht takimin dhe të shfrytëzojmë edhe momentin negativ të tyre, për të marrë një tjetër fitore”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online