Massimiliano Mirabelli ishte drejtori sportiv që përjetoi revolucionin e kalimit të skuadrës së Milanit nga Berlusconi tek kinezët. Që në vitin e parë kinezët shpenzuan mbi 220 milionë euro për 11 lojtarë, ku vetëm Kessie vazhdon të jetë pjesë e kuqezinjve. Pavaresisht se të gjitha zgjedhjet e Mirabellit ishin të dështuara, ditën e sotme ai ka akuzuar drejtuesit e ri të Milanit si të paaftë, të cilët shitën Locatellin për disa qindarka.
“Kur isha unë drejtor sportiv i Milanit, nuk më kanë ardhur oferta nga Juventus për Locatellin. Carnevali ( Sassuolo) është interesuar, por për mua nuk kishte çmim.Por ndërtonim një ekip të ri, lojtarë si ai, Donnarumma dhe Calabria duhej të ishin baza për të ardhmen. Kanë shpenzuar 150 milion euro për Calhangolu dhe Donaruma dhe fituan 0 prej tyre. Nëse janë të lumtur, mirë për ta”- u shpreh Mirabelli për Tuttosport. /Sport Ekspres/