“I kontrolluam pulsin kur hymë në fushë”, doktori tregon momentet e tmerrit me Eriksen: Ndryshoi situata, por e kthyem Eriksenin

Doktori i Danimarkës, Morten Boesen, është heroi i ditës që lamë pas. Ky është njeriu që ndërhyri menjëherë për të shpëtuar mesfushorin Eriksen që u mbajt në jetë dhe më pas u transportua në spital. Fatmirësisht ka shkuar gjithçka siç duhet për lojtarin danez, ndërsa Boesen ka treguar momentet e tmerrit në konferencën për shtyp.

“Kur ne u futëm në fushën e lojës, Eriksen po merrte frymë dhe ne kontrolluam pulsin e tij, kishte ende. Por gjithçka ndryshoi menjëherë. Ne nisëm që të ndërhynim me masat tona që ta mbanim atë të gjallë. Falë ndihmës mjekësore dhe stafit të ekipit kemi arritur që ta kthejmë Eriksenin”, ka thënë Boesen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *