“I kërkoj falje popullit të Kosovës”, Herolind Shala ndien përgjegjësinë mbi supe pas eliminimit nga Maqedonia

Kosova hoqi dorë nga ëndrra e Euro 2021, teksa u mposht nga Maqedonia e Veriut ditën e djeshme me rezultatin 2-1. Kjo finale ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve dhe tashmë maqedonasit do të përballen me Gjeorgjinë për një biletë në Europë. Kjo humbje ishte një zhgënjim mjaft i madh për tifozët në mbarë trevar shqiptare, pasi ishte një shanc i artë për të parë Kosovën në Euro 21.

Zhgënjimi u pa dhe në sytë e lojtarëve dardanë, te cilët e kërkonin me patjetër fitoren. Futbollisti Herolind Shala pas ndeshjes i ka kërkuar falje popullit të Kosovës për këtë humbje që të bën të vuash.

“Gabuam në pjesën e fundit të lojës, kemi pas shumë deportime, por nuk kishim njerëz në zonë të rreptësisë edhe normalisht kemi pranuar gola shumë të lehtë. Normalisht se po, kemi provuar me krijuar sa ma shumë raste. Dua të kërkoj falje popullit, nuk kemi arritur të bënim atë që e kemi premtuar, për atë ju kërkoj falje”- u shpreh i mërzitur Shala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online