“I kërkoj falje kombit”, trajneri serb jep dorëheqjen: Nuk do të shkoj me ekipin në Andorra

Shqipëria ka marrë sot një nga fitoret më emblematike në historinë e saj. Kuqezinjtë kanë mposhtur Serbinë në shtëpinë e këtyre të fundit dha thuajse kanë siguruar “play off”-in pët t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Kjo disfatë nuk është kapërdirë lehtë në kampin serb. Trajneri Stojkoviç ka njoftuar pas ndeshjes se ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i ekipit kombëtar. Ai është shprehur se nuk do të udhëtojë me skuadrën në Androrra, pasi ka vendosur të marrë përgjegjësinë për humbjen ndaj Shqipërisë.

“I kam ofruar dorëheqjen time Presidentit Dragan Xhajiçut dhe Sekretarit të Përgjithshëm Branko Radujekut. Nuk do të udhëtoj për në Andorra, ekipi do të drejtohet nga asistenti im Goran Doroviçi. Historia ka mbaruar…

Është e lehtë të flasësh, të gjithë gjeneralët janë të zgjuar pas një lufte. Ke qëllimin më të mirë, beson në një ide. Beson në një cilësi që zotëron dhe mendon se kjo mund të sjellë një rezultat. Kjo nuk ndodhi. Do ta kisha kuptuar nëse do të kishim luajtur barazim, kjo ishte e përshtatshme. Të humbasësh në shtëpi ndaj një rivali të drejtpërdrejtë, është një shije e hidhur në gojë. E them përsëri, është përgjegjësia ime dhe nuk kam dyshimin se nuk jam në dijeni të situatës.

Sigurisht, u uroj më të mirën lojtarëve dhe të gjithëve. Dua që ata të fitojnë, të luftojnë. Sigurisht që i kërkoj falje të gjithë kombit për këtë humbje, por gjithashtu ju falënderoj për mbështetjen që pata gjatë këtyre katër viteve e gjysmë. I falënderoj sinqerisht të gjithë për mbështetjen e tyre, të gjithë ata që ishin me mua dhe me ne. Përgjegjësia ime është që kjo duhet të përfundojë kështu. Ndjesat e mia të thella ndaj kombit për këtë humbje. Kokën lart, kjo është vetëm një ndeshje, përfundoi ashtu siç përfundoi…”, ka deklaruar Dragan Stojkoviçi./Sport Ekspres/