“I kam ndjekur videot e emisionit nga fillimi në fund”! Fjalët e Kristjan Asllanit që tregojnë shumë për Shqipërinë, lidhja me Kombëtares përtej Silvinjos

Kristjan Asllani është një prej atyre futbollistëve që janë kthyer në idhull për shumë lojtarë të rinj shqiptar. Pavarësisht se është ende i ri dhe në nisjen e karrierës së tij, mesfushori është pjesë e Interit dhe ka shkuar larg me zikaltërit. Sigurisht që në çdo rast suksesi të tillë, një meritë e madhe shkon për familjarët, për mënyrën sesi e kanë rritur dhe edukuar djalin e tyre me frymën e punës.

Por ajo që na bëri më shumë përshtypje në bisedën me Asllanin në emisionin tonë të ri “Koha Shtesë”, që gjendet në Youtube, ishte një detaj i veçantë. Kristi na tregoi menjëherë se kishte ndjekur disa nga intervistat tona të publikuara me lojtarë dhe personazhe të ndryshme rreth Kombëtares.

Sigurisht që njeriu është një egoist i niveleve të larta në thelb dhe kur flitet për shikimin e punës që ti bën, nga figura të tilla me kaq shumë peshë, gjithmonë ekziston ndjesia pozitive dhe përqasja me dashuri karshi personazhit në fjalë, Asllanit.

Por për të dalë përtej kësaj, ajo që vlen për t’u komplimentuar është fakti që Kristjani ndjek dhe lexon me vëmendje mediat shqiptare, pavarësisht se për të shkruajnë mediat në Itali dhe nga më të njohurat në Europë. Asllani nuk arratiset nga Shqipëria pasi përfundojnë ndeshjet e Kombëtares dhe të shkëputet përgjithmonë deri në ftesën tjetër, pa ndierë dhe kuptuar presionin e publikut në vend për të, edhe pse ka mundësi ta bëj.

Kjo është padyshim shumë e veçantë dhe për t’u vlerësuar. Lojtarë të këtyre niveleve janë vazhdimisht në dijeni të gjithçkaje që flitet dhe thuhet për ta, pavarësisht nëse luajnë te Chelsea apo te Inter, pavarësisht nëse për ta shkruajnë “The Guardian” apo “La Gazzetto dello Sport”. Të jesh shqiptar jo vetëm kur Silvinjo dërgon ftesën, jo vetëm kur Kombëtarja luan, por të ndihesh i tillë dhe të interesohesh gjithmonë për vendin tënd, në çdo moment. Kjo na bën të ndihemi ngrohtë, këta djemë e duan vendin e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online