“I kam ndjekur lojtarët shqiptarë, janë motorr”, trajneri i Bate Borisovit: Nuk e kemi aspak të lehtë me Partizanin

Bate Borisov gjendet në Shqipëri, ku do të luajë edhe ndeshjen e parë kualifikuese të turit të parë të Champions League-s. Trajneri i skuadrës bjelloruse është paraqitur mbrëmjen e sotme në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Partizanit. Kiryll Alshevsky është shprehur se ndërrimi i trajnerit në stolin e “demave të kuq” ia vështirëson punën, pasi nuk ka njohuri për ekipin e ri që po formon Zekic.

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi tani në Shqipëri. Pamja nga jashtë e stadiumit ishte shumë e bukur, edhe vendi ishte mjaft i bukur. Shpresoj që edhe nesër të kemi këto ndjesi të mira pas lojës. Të jem i sinqertë, nuk kemi shumë informacion për ekipin aktual të Partizanit, kemi nga sezoni që shkoi. Jemi në dijeni që ka ndryshuar trajnerin dhe kjo na krijon pak vështirësi, sepse mund të ndryshojnë taktikat. Duket që skuadra ka një formacion shumë të freskët, të mirë dhe cilësor dhe mendoj që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Çdo rezultat që i jep skuadrës një avantazh për në fazën tjetër, për ne është një rezultat pozitiv. Nëse do të tregojmë futboll cilësor, do të donim të fitonim. Edhe nëse do të luajmë shumë keq e të fitojmë 2-0 do të jem shumë i lumtur. Gjithmonë kam pasur vëmendje për lojtarët shqiptarë, që kanë një veçori të tyre, siç është teknika, janë agresivë. Janë motorr me pak fjalë. Kam pasur disa lojtarë që i vëzhgoja. Bakaj ka luajtur me mua, por nuk dua të përmend dikë në veçanti”, ka deklaruar Kirill Alshevsky./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *