“I kam dhuruar një avion të vogël”! 2 gola në 2 ndeshje të fundit, Dejvi Bregu tregon sekretin: Kisha pak fat nga festat e fundvitit

Dejvi Bregu duket i rilindur në këto ndeshje të fundit në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola në dy ndeshjet e fundit. Por cili është sekreti i këtij futbollisti? Në një intervistë për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Bregu është shprehur:

“Ka qenë edhe fati i festave të fundvitit, por unë kam parë punë konstante. Më vjen mirë që në këto ndeshjet e fundit kam ardhur në rritje. Është shumë e vështirë në këtë kampionat pasi vetëm dy vendet e para ngjiten direkt, ndërsa nga vendi i tretë deri në vendin e shtatë do të luajnë në play-off.

Ekipin e kemi pretendent dhe shpresoj se do të ngjitemi në elitë. Dhuratë kam bërë vetëm për nipin tim këto kohë, një avion të vogël që e ka gëzuar pa masë dhe më bëhet shumë qefi për të”, tha Bregu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online