Marash Kumbulla ka zhvilluar një sezon me shumë luhatje te Roma. Pas shkëlqimit dhe ngritjes së padiskutueshme te Verona, mbrojtësi shqiptar do të bënte hapin e madh. Megjithatë ky kampionat te kryeqytetasit është më negativi duke ditur se Kumbulla ka pak kohë në Serinë A dhe periudha e tij te Verona ishte e nivelit më të lartë.
Gjithçka nisi pas prekje nga COVID ku Kumbulla u tjetërsua dhe kishte më pak siguri te vetja. Ndeshja e parë debutuese te Roma ishte në sfidën kundër Juventusit. Lojtari shqiptar ishte i pakalueshëm duke i bindur menjëherë tifozët mbi aftësitë që zotëronte.
Por pavarësisht luhatjeve të tij, sërish shifrat flasin për Marash Kumbullën si titullar. Roma ka zhvilluar 50 ndeshje nga të cilat 25 me shqiptarin në fushë dhe 25 pa të. Treguesit janë në favor të Kumbullës pasi janë fituar 15 ndeshje kundër 12 fitoreve që janë marrë pa Marashin. Gjithashtu edhe humbjet janë në shifrat 6-8, për të vazhduar me mesataren e pësimit të golave që është 1.32-1.6. Për më tepër Kumbulla ka arritur që të shënoi edhe dy gola vendimtar kundër Young Boys dhe Milanit. Këtë herë vjen rikthimi i tij në “San Siro” pasi do të luhet ndaj Interit dhe kërkohet që të lihet sërish gjurmë. /Sport Ekspres/