“I ka shënuar shumë Juves dhe kjo më dhemb”, Kielini “fton” Ikardin: Si gjarpër në zonë, është i pamarkueshëm

Xhorxho Kielini ka nxjerrë në treg autobiografinë e tij me titull “Unë, Xhorxho“, ku nuk ka hezituar të tregojë mendimin e tij të pastër mbi kolegët e tij në fushën e blertë, pavarësisht se në disa raste mund të ketë hapur edhe polemika, si me Balotelin apo Felipe Melon. Ndërkohë një nga sulmuesit të cilin e vlerëson vërtetë shumë është edhe objektivi i Juventusit në merkato, Mauro Ikardi. Ish-kapiteni i rivalëve të përjetshëm të bardhezinjve, Interit, është kërkuar nga “zonja e vjetër“ qysh në verën e shkuar dhe fjalët e Kielinit për të duket se e përligjin këtë interesim.

Një gjarpër në zonë dhe në limitet e pamarkueshmërisë, kështu e quan mbrojtësi i Juventusit sulmuesin argjentinas, të cilin e krahason me Trezegenë. Ndoshta me këto fjalë Kielini e fton Ikardin te bardhezinjtë, duke qenë se marrëdhënia e tij me Interin është thyer dhe nuk ka shenja përmirësimi.

“Në mesin e kundërshtarëve të shkëlqyeshëm që kam takuar, gjithashtu e respektoj shumë Ikardin, i cili brenda zonës është në kufijtë e pamarkueshmërisë, gjithashtu është një gjarpër. Ai ka shënuar shpesh kundër Juventusit, dhe kjo më dhemb. Mauro është gjithashtu një djalë i mirë, unë jam i bindur për këtë. Kurrë nuk kisha dyshime se ai do të kishte shënuar aq shumë edhe në Francë. Mauro Ikardi është një qendërsulmues i klasit botëror, megjithëse ndoshta i mungon diçka përsa i përket punës në ekip. Për ta kuptuar atë, është një Trezege por me karakteristika të ndryshme, vdekjeprurëse në zonë dhe i përmirësueshëm jashtë saj”, ka shkruar Kielini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online