Ajo fitore 2-0 në Kupë tashmë i përket vetëm historisë, pasi Tirana i ka treguar Dinamos se çfarë do të thotë të përballesh me ta në kampionat. Skuadra e udhëhequr nga Shehi ka bërë një hakmarrje spektakolare mbrëmjen e sotme, teksa ka shkatërruar Diamon me shifrat 4-0. Në përfundim të derbit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport”.
Shkëmbi (Dinamo): “Mendoj që ndryshoi përqendrimi, por edhe gjendja fizike. Disa lojtarë kishin probleme, disa i kemi të dëmtuar, pa hequr përgjegjësitë. U vumë në vështirësi nga krahët, aty ku kemi punuar këto ditë. Na vunë në vështirësi, sidomos te Xhixha, te goli i parë, atje ku ne kemi punuar këto ditë.
Nuk ishte vetëm mungesa e Sofranac, kishte edhe mungesa të tjera e lojtarë me probleme si Isaevski e Siljanovski. Kontingjenti? Zgjedhjet nuk i bëjmë nga dëshira, ishim të detyruar, sidomos sot, shumë të detyruar. Duhet të shohim në janar, ndeshjet janë këtu. I shikoj të gjithë. Nëqoftëse do të vazhdojmë me këto performanca padiskutim që do të shikojmë, jo vetëm në një pozicion, por te disa. Duke mos i hequr asnjë meritë Tiranës, nuk ka shumë diferenca, por sot pati. Hiq 15 minutat e para, Tirana na vuri në vështirësi. Deri në minutën e fundit mund të na shënonte edhe ndonjë gol më shumë. Ne ishim hija e vetvetes”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/