VIDEO/ Çfarë hakmarrjeje! Tirana shkatërron Dinamon me 4 gola, bardheblutë marrin arratinë në krye

LIVE, Tirana-Dinamo 4-0 Sidibe (autogol) 45′, Xhixha 63′, Hoti 83′

Ajo fitore 2-0 në Kupë tashmë i përket vetëm historisë, pasi Tirana i ka treguar Dinamos se çfarë do të thotë të përballesh me ta në kampionat. Skuadra e udhëhequr nga Shehi ka bërë një hakmarrje spektakolare mbrëmjen e sotme, teksa ka shkatërruar Diamon me shifrat 4-0.

Goli i parë erdhi në fund të pjesës së parë. Sidibe i heq mundësinë Seferit të godasë topin në portën e boshatisur, por e dërgon vetë në rrjetë. Pjesa e dytë ka nisur me epërsinë e bardhebluve, që kanë gjetur golin dy herë me anë të Xhixhës. Ndërkohë kur “uria” e Tiranës dukej se kishte marrë fund, Hoti tregon të kundërtën dhe katërfishon shifrat e takimit.

Tirana e mbyll derbin me një triumf shembullor dhe nis arratinë në krye të tabelës së klasifikimit. Humbja e Kukësit sot i jep mundësinë të shkëputet në +6 pikë në renditje, ndërsa ndeshjen e fundit të fazës së parë e kanë pikërisht me verilindorët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Najdovski, Totre, Limaj, Gjumsi, Xhixha, Seferi

Dinamo: Bakaj, Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski; Samake, Demiri; Skuka, Ibraimi, Mihana; Çinedu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online