“Morëm leksione nga Kupa, do futemi për të kaluar turin”, Shehi tregon preferencat: Derbi më i bukur?  Fitorja me Partizanin

Ajo fitore 2-0 në Kupë tashmë i përket vetëm historisë, pasi Tirana i ka treguar Dinamos se çfarë do të thotë të përballesh me ta në kampionat. Skuadra e udhëhequr nga Shehi ka bërë një hakmarrje spektakolare mbrëmjen e sotme, teksa ka shkatërruar Diamon me shifrat 4-0. Në përfundim të derbit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport”.

Shehi (Tirana): “45 minutat e para të Kupës ishin për t’u harruar. Kjo ishte histori tjetër, më vjen mirë që skuadra reflekton, më vjen mirë që kam çuna me karakter në skuadër. U mobilizuam, ndryshuam mënyrë loje dhe modul, morëm mësime nga ndeshja e Kupës. Mungesat? Lojtarë të rëndësishëm, por nuk duhet të varemi. Si ndaj Teutës, edhe sot, skuadra ia doli me mungesa, një gjë e tillë ia shton forcën skuadrës. Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të ndihen të barabartë.

Ne kemi dominuar në mesfushë, kjo është arsyeja pse lamë Totren lojtar të lirë, i cili lëviz mes linjave të ekipit kundërshtar. E pamë përsëri miqësoren me Pogradecin. U vendosëm në mënyrën e duhur sot në fushë, kjo na dha fitoren. Ne kemi ndryshuar strategji ndeshje pas ndeshje, edhe modul. Jemi përgatitur me 2-3 mënyra loje. Ngoo e frenoi pak Covidi, por është një lojtar që nuk mund të shfaqë më të mirën nëse nuk është në formë fizike të mirë. Ai është një lojtar tepër i rëndësishëm për ne.

Kupa? Do mendojmë për t’u kualifikuar, do fusim në lojë lojtarët më në formë të momentit. Kapacitetet i kemi, do të futemi në fushë për të kaluar turin. Spektakël mos prit, respekt për kundërshtarin. Çelësi i suksesit është puna. Sot e filluam me skemën 4-2-3-1, kemi përdorur shumë module, kjo edhe në varësi të kundërshtarit.

Hoxhallari? Të vjen natyrshëm nga agresiviteti që ka skuadra. Ka lojtarë të veçantë, si Hoxhallari dhe Najdovski, të cilët i japin agresivitet skuadrës. Cili derbi më i bukur? Fitorja me Partizanin, për tifozët dhe për arsye personale pasi nuk e kisha fituar derbin. Lojtari i ndeshjes? Unë mendoj se janë dy: Taulanti (Seferi) dhe Xhixha. Zgjedhim Xhixhën, shënoi dy gola, po e marr me të mira që të mos mërzitet”.

Shkëmbi (Dinamo): “Mendoj që ndryshoi përqendrimi, por edhe gjendja fizike. Disa lojtarë kishin probleme, disa i kemi të dëmtuar, pa hequr përgjegjësitë. U vumë në vështirësi nga krahët, aty ku kemi punuar këto ditë. Na vunë në vështirësi, sidomos te Xhixha, te goli i parë, atje ku ne kemi punuar këto ditë.

Nuk ishte vetëm mungesa e Sofranac, kishte edhe mungesa të tjera e lojtarë me probleme si Isaevski e Siljanovski. Kontingjenti? Zgjedhjet nuk i bëjmë nga dëshira, ishim të detyruar, sidomos sot, shumë të detyruar. Duhet të shohim në janar, ndeshjet janë këtu. I shikoj të gjithë. Nëqoftëse do të vazhdojmë me këto performanca padiskutim që do të shikojmë, jo vetëm në një pozicion, por te disa. Duke mos i hequr asnjë meritë Tiranës, nuk ka shumë diferenca, por sot pati. Hiq 15 minutat e para, Tirana na vuri në vështirësi. Deri në minutën e fundit mund të na shënonte edhe ndonjë gol më shumë. Ne ishim hija e vetvetes”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online