I japin një shuplakë të gjitha ekipeve të tjera, media kroate: Kur kërkojnë në Brazil e Afrikë, Prenga i merr në Shqipëri

Lokomotiva e Zagrebit ka arritur një sukses të madh në këtë kampionat teksa ka zënë vendin e dytë pas Dinamos. Padyshim që ky ishte edhe maksimumi për t’u arritur, me futbollistët shqiptarë të shumtë në përbërje që tashmë kanë arritur në “Champions League”.

Pikërisht për këtë arsye, media e njohur 24sata.hr ka bërë edhe një artikull mbi kombësinë e lojtarëve të Lokomotivës karshi ekipeve të tjera. “Një shuplakë në fytyrë për të gjitha skuadrat e tjera nga Kroacia”, përshkruhet sipas kësaj media.

Ajo citon se kur të tjerët e gjejnë organikën në Argjentinë, Brazil dhe Afrikë, Besnik Prenga përqendrohet në Shqipëri dhe Kosovë e kjo po i sjell suksesin. Te Lokomotiva kanë luajtur të gjithë si titullar në këto ndeshje të fundit me Mersinaj, Cokaj, Uzuni, Tuci dhe Kastrati që kanë dhënë kontributin e tyre për ekipin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *