“I jam falenderues Partizanit”, Torassa: Kontrata? Ende s’kemi biseduar, të rrimë me këmbë në tokë

Tirana po kalon një formë të jashtëzakonshme në Superiore, ku udhëheq e vetme në krye. Një kohë e gjatë pa humbje në kampionat dhe bardheblutë tashmë janë kthyer në makthin e klubeve të elitës shqiptare. Egbo ka arritur të marrë më të mirën nga kryeqytetasit, ndërsa lojtarët ia kanë dalë të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tij.

Një pikë kyçe në skuadrën bardheblu është edhe Torassa, që në një prononcim për mikrofonin e “Top Channel” ka folur për gjendjen e ekipit si dhe për kontratën e tij me bardheblutë, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe të shkuarën e tij te Partizani.

“Mendoj se këtë lloj presioni do donin ta kishin të gjithë. Po bëjmë mirë por gjithashtu e dimë që s’kemi fituar ende asgjë. Duhet të qëndrojmë me  këmbët në tokë, sepse ka ende ndeshje përpara. Siç thotë trajneri ynë Egbo, nëse ne bëjmë pjesën tonë, pra maksimumin,  Zoti do na e shpërblejë.

Kam kaluar një kohë shumë të bukur te Partizani dhe i jam shumë falenderues, por jam profesionist dhe respektoj fanellën që mbaj veshur duke dhënë maksimumin. Sigurisht u gëzova që fituam atë derbi historik, por në fund janë vetëm 3 pikë ndaj duhet të vazhdojmë.

Kontrata ime përfundon në mbyllje të kampionatit dhe ende s’kemi biseduar për rinovimin por s’është momenti për këtë tani, duhet të fokusohemi vetëm te ndeshjet tona”, është shprehur Agustin Torassa./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online